Shkurt.ch
Zvicrën e alarmon sëmundja vdekjeprurëse e mushkërive që vjen nga dushi
Bakteriet që shkaktojnë "sëmundjen e legjionarëve" grumbullohen në instalimet që kanë të bëjnë ngrohjen e ujit si në dushe apo në wellnes si dhe në aparaturat që sigurojnë lagështinë e ajrit
Një sëmundje e rrezikshme e mushkërive ka shqetësuar zviceranët me rritjen e madhe të numrit që ka pasur kohëve të fundit. Është fjala për “Sëmundjen e legjionarëve” nga e cila gjatë vitit 2017 janë prekur 500 persona, që është për 35% më shumë se një vit më parë, shkruan sonntagsblick dhe e citojnë të gjitha mediet zvicerane sot.
Afërsisht pesë deri dhjetë për qind të infektimeve përfunojnë me vdekje.
Në Zyrën Federale për Shëndetësi (BAG) shprehin shqetësim për shtimin e rasteve të regjistruara me këtë sëmundje, ndërkohë që dyshohet se mund të ketë edhe një shifër më të lartë të rasteve të paregjistruara. Me fjalë tjera, janë evidentuar vetëm rastet e rënda, që kanë përfunduar në spital, transmeton albinfo.ch.
BAG ka ngritur një “Task Force” për të adresuar këtë shqetësim.
Bakteriet që shkaktojnë këtë sëmundje grumbullohen në instalimet që kanë të bëjnë ngrohjen e ujit si në dushe apo në wellnes si dhe në aparaturat që sigurojnë lagështinë e ajrit.
Nga BAG këshillojnë që uji nëpër boilerë (kaldaja) të ngrohet mbi 60 gradë pasi që bakteriet që shkaktojnë sëmundjen, shtohen më së shumti në temperaturat 25-40 gradë të ujit, përcjell albinfo.ch. Po ashtu rekomandohet që gypat që bartin ujë të ngrohtë, të shpërlahen rregullisht.
Përkundër shqetësimit me rritjen e numrit të të prekurve nga sëmundja, në BAG thonë se nuk kemi të bëjmë me ndonjë gjendje akute që do të kërkonte ngritje të shkallës së alarmit.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












