Kosova
Zyra për Regjistrimin e Partive: Kurtit t’i lejohet kandidimi
Sot, në një mbledhje, zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim i ka propozuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të certifikojë të gjithë kandidatët për deputetë, duke përfshirë edhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se për shkak të paqartësive në pikën “q” të nenit 29 të Ligjit për Zgjedhje, pika që ua ndalon kandidimin personave të dënuar në tri vitet e fundit, kjo Zyrë në mbledhjen e KQZ-së të premten ka propozuar që të certifikohen të gjithë kandidatët, duke lejuar hapësirë për ankimim për më vonë.
“Ka qenë proces i gjatë me punë të gjatë, duke shqyrtuar aplikacione. Kemi pas 1081 kandidatë, finalja është 1075 nga të njëjtat subjekte politike. Kanë plotësuar të gjitha kriteret minimale. Kemi rekomanduar certifikimin e tyre për ato që aplikohen. Kemi kërkuar shkresa nga institucione të ndryshme disa na kanë ndihmuar e disa kanë konfuzuar. Zyra s’ka arrit plotësisht sqarime për pikën “q”. Zyra jonë për këtë arsye ka vendosur të dalë për certifikim lista ashtu siç është, e nëse ka ankesa mund të ketë ankimime”, kanë thënë nga kjo zyrë. “Të gjitha subjektet si subjekte i plotësojnë kriteret. Ka kandidatë që mund të kenë probleme. Zyra s’ka mundur të vërtetojë për problemet e tyre. Kemi pas dyshime. Është qasje e gjithëpërfshirjes sepse nuk kemi kapacitete që ta vlerësojmë saktë nëse një kandidat mund të ketë probleme”.
Rekomandimi ka nxitur reagim nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, që ka thënë se ka paqartësi në rekomandimin e Zyrës për Regjistrim.
“Kërkesat janë dërguar në institucione relevante dhe pas marrjes së përgjigjeve është kërkuar nga subjektet politike të ndërrojnë apo zëvendësojnë kandidatët që kanë ndërruar kriteret. Kam një rekomandim i cili në fakt nuk shpjegon se a i përmbushin këta kandidatë kriteret apo jo. Ne s’kemi të qartë nga ky rekomandim se kush i përmbush e kush jo. Kjo është detyra e parë e zyrës”, ka thënë Daka.
Kjo zyrë ka rekomanduar certifikimin e të gjithë kandidatëve të partive të mëdha në vend.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“House of Kosova”: Një zë nga Kosova në Davos të Zvicrës Në Davos të Zvicrës, nga 19 deri më 22 janar, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror,... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Talentja e Kosovës në skenën botërore, Anila Aliu fiton çmimin kryesor në Tajlandë -
Regjisori shqiptar fiton çmimin prestigjioz ‘Luani i Argjendtë’ -
Davos
Raporti Kosovë – SHBA tërheq vëmendjen e mediave zvicerane në Davos
Jeta në Zvicër
-
Objektivat klimatike në rrezik: Banorët e Cyrihut fluturojnë shumë Banorët e Cyrihut fluturojnë mesatarisht më shumë se 10,000 kilometra në vit. Kjo do të thotë... -
Aksidentet bujqësore në Zvicër shkaktuan 22 vdekje në vitin 2025 -
Nestlé përballet me hetim penal në Bordeaux pas vdekjes së foshnjës -
Normat e interesit në llogaritë e kursimit në Zvicër vazhdojnë të bien -
Sekuestrime rekord droge në Aeroportin e Cyrihut














