Lajme
Zyrtare: 259.891 veta në Zvicër flasin shqip
Shqipja si idioma e katërt më e pranishme jo-gjermane në Zvicër në vitin 2010 flitej nga 2.7 për qind e popullsisë rezidente ndërsa në vitin 2018 ajo flitej nga 3.1 për qind. Saktësisht, shqipen në Zvicër e flasin 259.891 persona
62.8 për qind e popullsisë rezidente në Zvicër flasin gjermanisht ose “schweizerdeutsch” (dialektin zviceran të gjermanishtes). 22.9 për qind frëngjisht, 8.2 për qind italisht dhe 0.5 për qind gjuhën retromane, thuhet në të dhënat më të reja të publikuara sot nga Zyra Federale për Statistikë.
Këto janë katër gjuhët vendore, autoktone në Zvicër. Ndërkohë që përqindja e gjuhëve tjera autoktone zvicerane ka mbetur pakashumë e pandryshuar, nga viti 2010 deri në vitin 2018, gjermanishtja ka rënë për 2.2 % gjatë kësaj periudhe, transmeton albinfo.ch.
Anglishtja është rritur nga 4.2 përqind në 2010 në 5.8 në vitin 2018. Portugalishtja, gjuha e dytë më e pranishme e huaj, dëgjohet gjithashtu pak më shpesh: 3.6 për qind e popullsisë e kanë folur atë në vitin 2018 në krahasim me 3 për qind, tetë vjet më parë.
Është interesante në këtë statistikë ngritja relative e gjuhës shqipe, shkruan albinfo.ch. Shqipja si idioma e katërt më e pranishme jo-gjermane në Zvicër në vitin 2010 flitej nga 2.7 për qind e popullsisë rezidente ndërsa në vitin 2018 ajo tashmë flitej nga 3.1 për qind. Saktësisht, siç mund të nxirret nga statistika më e re, shqipen në Zvicër e flasin 259.891 persona.
Duhet thënë se kjo shifër është më së afërmi realitetit në terren, në rrethanat kur nuk ka statistika që do të përmblidhnin numrin e përgjithshëm të atyre që identifikojnë veten si shqiptarë, shkruan albinfo.ch. Kjo, për faktin se statistikat zyrtare në Zvicër njohin vetëm përkatësinë shtetërore dhe jo atë etnike të të huajve që jetojnë këtu. Në këtë kuptim, kemi rregullisht statistika për numrin e “kosovarëve”, të “maqedonasve” të shtetasve të Shqipërisë etj. por jo të shqiptarëve si etni.
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën Lansimi i një teksti që synonte reformimin e Kushtetutës Federale është shtyrë. Lëvizja qytetare pas saj...
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?