Futboll
Zyrtare: Abrashi në Basel
Mesfushori kuqezi është rikthyer në Superligën Zvicerane
Superligës zvicerane i është shtuar edhe një futbollist shqiptar. Bëhet fjalë për Amir Abrashin, shkruan albinfo.ch.
Mesfushori i kombëtares shqiptare është larguar zyrtarisht nga Freiburg për t’u rikthyer në Superligën zvicerane.
Abrashi është transferuar te Basel, në huazim deri në fund të këtij sezoni. Një rikthim në elitën e futbollit zviceran për 30-vjeçarin, aty ku ka luajtur më parë me Grasshopers.
Në Basel do të gjejë edhe Taulant Xhakën, Edon Zhegrovën, Orges Bunjakun dhe Pajtim Kasamin.
Te Baseli Abrashi do të kërkojë të luajë në vazhdimësi për të ruajtur edhe vendin në fromacion në kombëtaren kuqezi në eliminatoret e Katar 2022 që do të nisin në muajin mars.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih












