Kosova
Zyrtare: Gana ka tërhequr njohjen e Kosovës
Zëvendësministri i Jashtëm i Ganës, Charles Owiredu, ka konfirmuar se kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Agjencia franceze e lajmeve AFP ka thënë se Gana e ka tërhequr njohjen “e nxituar” të pavarësisë së Kosovës, veprim që u përkrah nga Serbia, e cila e kundërshton shtetësinë e Kosovës.
“Qeveria e Ganës ka vendosur të tërheqë njohjen e Kosovës si shtet të pavarur”, ka thënë të martën për AFP-në zëvendësministri i Jashtëm i këtij vendit, Charles Oëiredu.
Ai tha se arsyet për këtë vendim i janë komunikuar Serbisë në një letër.
“Vendimi për njohjen e Kosovës doli të ishte i nxituar”, shkruan në letër në lidhje me njohjen e ndodhur më 2012.
“Gana e ka marrë parasysh dialogun mes Serbisë dhe Kosovës që ka për qëllim zgjidhjen e çështjes së kërkesës së kësaj të fundit për t’u njohur si entitet i pavarur dhe sovran dhe mbështet procesin që po vazhdon për t’i dhënë fund çështjes”, thuhet më tej në letër, transmeton Koha.net.
Ky njoftim mund të pengojë vazhdimin e dialogut mes dy vendeve, i cili është ngrirë për më shumë se një vit.
Deklarata e Ministrisë ganeze thotë se pavarësia e shpallur njëanshëm e Kosovës ishte “në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit”, referencë kjo për rezolutën e vitit 1999 që e vuri vendin nën protektorat ndërkombëtar.
Rezoluta i dha Kosovës “autonomi substanciale” brenda Jugosllavisë, pjesë e së cilës asokohe ishte Serbia, dhe nuk përmend pavarësinë e plotë.
Ministria e Jashtme serbe përmes një deklarate vlerësoi “vendimin e rëndësishëm” të Ganës dhe tha se është bërë “vendi i 16… anëtar i OKB-së që ka tërhequr njohjen e Kosovës”, përcjellë albinfo.ch.
Ndërkaq, Ministria e Jashtme e Kosovës e ka quajtur këtë “vazhdim të një fushate të ndyrë” nga ana e Serbisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Veçanërisht të moshuarit kanë votuar për pensionin e 13-të Po ashtu kishte një Po të qartë mes njerëzve pa një preferencë të qartë partiake dhe...
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat