Lajme
Zyrtarisht Senati do të pranojë padinë kundër Trumpit
Në një deklaratë të lëshuar nga demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara do të nisin ceremoninë e bartjes fizike të padisë ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në ambientet e Senatit, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se Trump është akuzuar për “nxitje të kryengritjes” lidhur me sulmin në Kongres më 6 janar nga mbështetës të Trumpit.
Po ashtu, demokratët do të tentojnë të bindin sa më shumë republikanë që të dënojnë Trumpin dhe më pas të votojnë ndaras për t’ia ndaluar atij garën për president në të ardhmen.
Kujtojmë se Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar për të paditur Trumpin më 13 janar.
Të paktën 17 senatorë republikanë do të duhet t’u bashkohen demokratëve në mënyrë që të dënojnë Trumpin, ndonëse një gjë e tillë ka pak mundësi të ndodhë.
Trump është presidenti i parë amerikan që paditet për herë të dytë dhe i pari që përballet me gjyq pasi është larguar nga zyra.
Dhuna në Kongres ka shpërthyer pasi Trump ka pretenduar në disa raste – ndonëse pa ofruar të dhëna – se ai në fakt ka fituar zgjedhjet e 3 nëntorit dhe se procesi ka qenë “i manipuluar”.
Në orët e para të 6 janarit mijëra mbështetës të Trumpit kanë dëgjuar thirrjen e tij për të luftuar ashpër për të mbrojtur shtetin.
Si pasojë e përleshjeve në Kongres kanë mbetur të vdekur pesë persona.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran














