Kosova
BE investon 6 milionë euro në ngrohjen qendrore në Prishtinë
Ngrohja qendrore, përpos në shkollën "Naim Frashëri", shkon edhe në 1800 banesa dhe 105 biznese në Lagjee Ulpiana, Mati dhe Kalabria
Përfaqësuesi i BE-së, Luigi Brusa, vizitoi sot shkollën fillore “Naim Frashëri”, në Prishtinë, e cila së shpejti do të lidhet me rrjetin e ngrohjes qendrore të ofruar nga Termokos-i.
BE për këtë projekt po investon 6 milionë euro në zëvendësimin e gypave ekzistues me qëllim të përmirësimit të besueshmërisë dhe cilësisë së furnizimit me ngrohje për konsumatorët ekzistues, si dhe për të zgjeruar furnizimin me ngrohje për klientët e rinj në Prishtinë.
Përfaqësuesi i BE-së, Luigi Brusa, tha se është shumë e rëndësishme që nxënësit e shkollës “Naim Frashëri” të mësojnë në ambient të përshtatshëm.
Kryeshefi ekzekutiv i Termokos-it, Arsim Fetahu, tha se ky realizim i zgjerimit të rrjetit të qendrës së ngrohjes nuk do të ishte i mundur pa financimin e Komisionit Evropian dhe bashkëfinancimit nga Komuna e Prishtinës dhe Termokos-i.
Shpresa Shala, drejtoreshë e DKA-së në Prishtinë, tha se Prishtina tashmë po hyn në sistem të ngrohjes, gjë e cila ndikon edhe në mbrojtjen e mjedisit.
Lina Qebani, nxënëse e shkollës ‘Naim Frashëri’, mbajti një fjalim falënderues për të gjithë ata që kontribuuan në këtë projekt.
Kujtojmë se ngrohja qendrore shkon edhe në 1800 banesa dhe 105 biznese në Lagjet Ulpiana, Mati dhe Kalabria, shkruan KP, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit Këshilli i Shtetit i Gjenevës ka validuar rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve për Këshillin... -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool











