Kosova
Në Prishtinë shtrohet sofra tradicionale shqiptare
Sofra u organizua në kuadër të Ditëve të Diasporës
Dhjetëra qytetarë u mblodhën sonte rreth sofrës tradicionale të mbushur me ushqime tradicionale, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Sofër kjo e organizuar në kuadër të Ditëve të Diasporës nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike.Shyhrete Gosalci, sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Diasporës tha se ky aktivitet tregon vlerën që ka sofra për shqiptarët.
“Sonte është një aktivitet pak më ndryshe të rrethuar rreth sofrës, kur e dimë që sofra ka qenë institucion i vendimeve të mëdha”, tha ajo.Nga Ansambli “Drenica”, Imer Losha tha se sofra identifikon odën, ku është mbajtur rendi i fjalës.
“E shtruar dhe e organizuar nga ministria e Diasporës, dhe Ansambli ‘Drenica’. Është vazhdë e aktiviteteve të kësaj ministrie. Sofrën e kemi identifikuar me odën, oda është vet tradita dhe historia jonë”, tha ai.
Plaku i sofrës, Daut Demaku tha se në sofrën e sotme nuk duhet të ketë fjalë të rënda dhe se duhet të dëshmohet se oda shqiptare është me civilizuara. “Në odën tonë sonte kam qejf që të mos kemi asnjë fjalë të rëndë për askënd. Sonte ju dua në mënyrën më të civilizuar që oda shqiptare të jap provimin si më e civilizuara. Të keni një dashuri pa hile dhe pa dredhi”, u shpreh ai.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













