CH-Ballkani

25 mijë qytetarë nga Kosova kalojnë fundjavën në Shqipëri

Rreth 25 mijë qytetarë nga Kosova kanë vendosur t’i kalojnë pushimet e fundjavës në Shqipëri. Ky numër është regjistruar vetëm të shtunën në mëngjes në pikën kufitare të Morinës

Qytetarët e Kosovës si destinacionin numër një për t’i kaluar pushimet e kanë bregdetin shqiptar.

Në tre muaj sa është sezoni turistik një numër i madh i qytetarëve nga Kosova vendosin t’i kalojnë pushimet në Shqipëri.

Edhe këtë fundjavë, që në orët e para të mëngjesit, rreth 25 mijë qytetarë kosovarë kaluan doganën e Morinës për të pushuar në Shqipëri, raporton “TCH”.

Në kufi, pavarësisht fluksit të lartë nuk pati pritje të gjata. Policia kufitare ka rritur edhe numrin e punonjësve për të mos krijuar anomali, ndërsa rruga e Kombit monitorohet nga policitë e dy shteteve, përcjell albinfo.ch.

Përkundër fluksit gjithnjë në rritje, kontrollimi gjatë kalimit të kufirit në Morinë bëhet në mënyrë efikase si nga policia kufitare, ashtu edhe nga doganierët.