Bota

Adoleshentja që jeton nga mjalti

Tani ajo ka 12 koshere dhe vitin e shkuar mblodhi 110 kilogramë mjaltë. Kjo i solli fitim prej 1450 dollarë shumë kjo mjaft e madhe për Afganistanin ,ku GDP vjetore është rreth 600 dollarë për kokë banori

Mjalti është kurë tradicionale në Afganistan. Por për një nxënëse dhe kujdestare të bletëve, Frozan, është diçka që e ka shndërruar atë në ndërmarrëse në shtetin ku pak gra punojnë jashtë shtëpisë, e edhe më pak kanë biznesin e tyre. Tre vjet më parë kur i kishte 16 vjet, ajo mori një hua, bleu dy koshere me bletë dhe mësoi gjithçka që i duhej për t’i kultivuar ato. Bletët mblidhnin nektarin nga lulet afër shtëpisë së saj në veri të vendit dhe Frozan mblodhi 16 kilogramë mjalt në sezonin e parë që i mundësoi të kthente huan dhe prapë të fitonte.

Tani ajo ka 12 koshere dhe vitin e shkuar mblodhi 110 kilogramë mjaltë. Kjo i solli fitim prej 1450 dollarë shshumë kjo mjaft e madhe për shtetin ku GDP vjetore është rreth 600 dollarë për kokë banori.

“Në fillim kishte shumë probleme sepse fshati në të cilin unë jetoj është shumë tradicional dhe gratë nuk lejohen të punojnë jashtë. Por kur fillova të merresha me këtë e kuptova që ishte punë e lehtë dhe njerëzit e mirëkuptuan këtë dhe më lejuan” tha Frozan.

Frozan është tani në vitin e fundit të shkollës dhe ëndërron që të vazhdojë arsimimin e saj. Falë mjaltit ajo dhe tre vëllezërit e motrat e saj mund ta bëjnë këtë.

Dhe sipas disa të dhënave prodhimi i mjaltit është në rritje në Afganistan dhe vetëm në vitin 2015 u prodhuan 2 tonë mjaltë. Shumica e mjaltit asnjëherë nuk eksportohet, nga  shkaku i infrastrukturës së dobët.