Shkurt.ch
Aeroplani i vogël pengon aterrimin e aeroplanit të udhëtarëve
Fjala ishte për një aeroplan të vogël privat gjerman i cili nuk u ishte paraqitur fare kontrollorëve të fluturimeve
Në Aeroportin e Cyrihut (Kloten) ka ndodhur të premten një aksident që për fat ka kaluar pa pasoja. Një aeroplan udhëtarësh është detyruar ta ndërpresë aterrimin për shkak se në hapësirën e fluturimit që i takonte atij ndodhej një fluturake e vogël pa pasur leje për shfrytëzimin e hapësirës ajrore të aeroportit, raporton srf.ch.
Fjala ishte për një aeroplan të vogël privat gjerman. Sipas përgjegjësve, ai nuk u ishte paraqitur fare kontrollorëve të fluturimeve dhe po ashtu nuk kishte kontaktin e nevosjhëm me kontrollin e fluturimit.
Shoqata e kontrollorëve “Aerocontrol” ka kërkuar nga qeveria e Zvicrës që sektorit të fluturimeve të afërta të aeroportit të Cyrihut t`i mundësohet një strukturë më e thjeshtë. Ajo duhet të jetë e kuptueshme edhe për pilotët që fluturimin e kanë hobi.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën