Fun

Aeroporti i Cyrihut, i gjashti më i miri në botë

Ndërsa aeroporti "Changi" në Singapor ka fituar çmimin si Aeroporti më i Mirë në Botë në radhitjen e aeroporteve "SkyTrax". Çmimi u dha në ngjarjen e zhvilluar ditën e enjte në Paris.

CEO i aeroportit, Lee Seow Hiang, tha se ky çmim vjen në një kohë transformimi për aeroportin.

Aeroporti menaxhon 5000 fluturime dhe nisje brenda javës, me 80 linja ndërkombëtare ajrore. Këtë muaj “Changi” mori një grant prej 234 mln dollarësh për zgjerimin e Terminalit 1, raporton ‘CNN”.

Çmimi i “Sky Trax” bazohet në 13 milionë anketa të plotësuara nga klientë të fluturimeve ndërkombëtare, nga 112 kombësi.

10 aeroportet më të mira në botë:

1. Aeroporti “Changi” Singapor

2. Aeroporti Ndërkombëtar “Incheon”

3. Aeroporti i Mynihut

4. Aeroporti Ndërkombëtar i Hong-Kongut

5. Aeroporti Ndërkombëtar i Tokios

6. Aeroporti i Zyrihut

7. Aeroporti Qendror i Tokios

8. Aeroporti “Heathrow” i Londrës

9. Aeroporti “Schiphol” i Amsterdamit

10 . Aeroporti i Ndërkombëtar i Pekinit