Lajme
Aeroporti i Prishtinës më i miri në performancë
Kompania “Austrian Airlines” e ka shpallur Aeroportin e Prishtinës, stacionin më të mirë ajror për shërbimet e ofruara në pritje dhe përcjellje të udhëtarëve

Kompania prestigjioze ajrore “Austrian Airlines” e ka zgjidhur Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, si stacionin më të mirë ajror për shërbimet e ofruara në pritje dhe përcjellje të udhëtarëve (ground handling) gjatë muajit dhjetor 2014.
“Austrian Airlines” e cila është një ndër kompanitë më të rëndësishme botërore dhe operon në pothuajse të gjitha aeroportet më të mëdha botërore, e konsideron të shkëlqyeshme performancën tek Aeroporti i Prishtinës Adem Jashari.
Një vlerësim i veçantë nga kjo kompani bëhet specifikisht në tri pika kyçe që janë edhe një ndër targetet e operimeve të aeroportit. Ky shërbim sipas “Austrian Airlines”, është vlerësuar për: shërbimet ndaj klientëve; performancë në kohë, si dhe; efikasitet në operime.
Gjatë vitit të kaluar, Aeroporti i Prishtinës kishte marrë certifikatë edhe nga kompania ajrore “EasyJet” për Performancë në Kohë.
Ndryshe brenda një viti nëpër Aeroportin e Prishtinës kalojmë më shumë se 1.6 milionë pasagjerë. Ndërsa e meta e veçantë e këtij aeroporti është se nuk ka linja të rregullta të transportit që lidh aeroportin me kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën. Për këtë çështje ka raportuar edhe “Albinfo.Ch”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjeneva dhe Brukseli do të marshojnë së bashku për drejtësi më 30 gusht Ky mobilizim lindi nga iniciativa e grave migrante shqiptare në Evropë, për të denoncuar pandëshkueshmërinë...
-
Kupa e Zvicrës: A do të shkruajë histori FC Dardania Lausanne kundër Servette?
-
QKUK pajiset për herë të parë me aparatura për ngrohjen e gjakut falë komunitetit shqiptar në Cyrih
-
Dy orë pritje në dalje të pikës Mërdarë
-
Gjenevë: Homazhe dhe një Marsh për Drejtësi, në Ditën e të Zhdukurve
Jeta në Zvicër
-
Ku është vendi më i sigurt për të mbajtur sendet e mia me vlerë në Zvicër? Qofshin bizhuteri të shtrenjta apo dokumente të rëndësishme, mund të preferoni të mos i mbani këto...
-
Thika e xhepit mbetet në Zvicër
-
Zvicra kundërshton vendbanimet e reja izraelite në territorin palestinez
-
Mbi 6,400 kaprollë të vegjël të shpëtuar falë dronëve vullnetarë
-
Migros feston 100 vjet