Shkurt.ch

Aksident i rëndë në Zvicër, disa të lënduar në autostradën A6

Mëngjesin e së premtes, në relacionin në mes të Bielit dhe Studenit në Zvicër, është shkaktuar një aksident i rëndë. Të lënduarit janë dërguar në spital, ndërsa rruga u bllokua në të dy drejtimet.
Pak para orës 06.50, në relacionin në mes të Bielit dhe Studenit është shkaktuar aksident komunikacioni në të cilin janë përfshirë tre automjete. Gjatë këtij aksidneti janë lënduar disa persona të cilët janë dërguar në spital.
Për shkak të aksidentit, rruga e shpejtë e cila në këtë pjesë të autostradës është vetëm me nje korsi, është mbyllur në të dy drejtimet.