Shkurt.ch

Akuzohet nëna: Ka ndihmuar arratisjen e të birit nga psikiatria

Prokuroria e përgjithshme e Kantonit Aargau ka iniciuar një aktakuzë kundër nënës së një të riu të dënuar për vrasje, i cili në maj të këtij viti kishte ikur nga klinika psikiatrike në Königsfelden. Nëna në fjalë dyshohet se e ka ndihmuar ikjen e të birit, ndonëse nuk bëhet e qartë mënyra se si ajo e ka ofruar këtë ndihmë.

Personi, sot 22 vjeçar, kishte vrarë në vitin 2009 me shpatë një vajzë 17 vjeçare në Ticino. Ai ishte duke e mbajtur dënimin krahas izolimit, në psikiatri. Më 28 maj 2016 i riu ishte arratisur nga klinika ku qëndronte ndërsa pas një jave qe arrestuar në Gjermaninë e jugut.

Një zëdhënëse e prokurorisë së kantonit Aargau e ka konfirmuar njoftimin lidhur me këtë ngjarje, që më parë e kishte publikuar televizioni regjional Tele M1.