Lajme
Albinfo.ch dhe ECIKS bashkojnë forcat
Duke nënshkruar një memorandum mirëkuptimi, palët janë marrë vesh për koordinimin e aktiviteteve promovuese me synim mbështetjen e zhvillimit ekonomik të Kosovës
Platforma Albinfo.ch, me seli në Lozanë, Zvicër dhe Nisma Ekonomike për Kosovën, e njohur si ECIKS me seli në Vjenë, Austri kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi. Drejtuesit e këtyre dy organizatave, Dr. Bashkim Iseni në emrin e albinfo.ch dhe Kujtim Dobruna në emrin e Eciks, duke nënshkruar këtë memorandum janë marrë vesh për koordinimin e aktiviteteve promovuese me synim mbështetjen e zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Albinfo.ch si platformë është themeluar në vitin 2010 në Lozanë. Në mesin e misioneve të saj ajo ka edhe lidhjen mes migrimit dhe zhvillimit. Albinfo.ch përfaqëson qëndrimin se integrimi dhe zhvillimi ekonomik janë dimensione të pandashme dhe të kushtëzuara reciprokisht. Maksimizimi i ndikimit të diasporës mbi zhvillimin e vendit të prejardhjes varet nga shkalla e përfshirjes socioekonomike dhe kulturore në vendin e pritjes, dhe reciprokisht, evoluimi i situatës në vendin e prejardhjes e influencon padyshim procesin e integrimit në Zvicër.
Ndërkaq ECIKS është themeluar në vitin 2003 në Vjenë me qëllim mbështetjen e një zhvillimi ekonomik afatgjatë dhe të qëndrueshëm në Kosovë duke stimuluar investimet e jashtme dhe zhvillimin e sektorit privat. Që nga themelimi, ECIKS është angazhuar në aktivitete për promovimin e Kosovës si një vend të sigurt për investime të jashtme, duke botuar materiale promovuese dhe studime sektoriale si për investuesit ekszistues ose potencialë të jashtëm ashtu edhe për kompanitë dhe institucionet kosovare. Në veçanti ECIKS vazhdon të mbështesë me shërbime këshillimore investitorët e huaj dhe ata të diasporës që duan të investojnë në Kosovë dhe ofron shërbime të specializuara për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM).
Të dyja, albinfo.ch dhe Eciks edhe deri më tash kanë zhvilluar një numër aktivitetetesh të përbashkëta që kanë pasur për qëllim nxitjen dhe promovimin e zhvillimit ekonomik gjegjësisht tërheqjen e investuesve të jashtëm në Kosovë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën Lansimi i një teksti që synonte reformimin e Kushtetutës Federale është shtyrë. Lëvizja qytetare pas saj...
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?