Autotech

Alfa Romeo më e vjetër mund të shitet për më shumë se një milion dollarë

Alfa Romeo më e vjetër e mbijetuar do të dalë në ankand dhe pritet të shitet për më shumë se një milion dollarë.

Edhe pse është e vjetër gati 100 vjet, Alfa Romeo G1 është në gjendje të ecën deri në 140 km/orë.

Ajo ishte dizajnuar për të garuar me modele luksoze në SHBA dhe Britani të Madhe, por për shkak të shpenzimeve të shumta ishin prodhuar vetëm 50 njësi.

Ky model, i njohur me numrin 6018, është ekzemplari më i vjetër i njohur dhe ishte dërguar si model i ri në Australi, transmeton Albinfo.ch.

Ai u gjet në fund të viteve 40-a në një fermë para se të fshihej sërish deri më 1965 kur u ble nga një entuziast i Alfa Romeos.

Tani G1, pjesëmarrës në shumë ngjarje të mëdha botërore, do të dalë në ankand në Arizona të SHBA-së më 18 janar.

Kjo veturë ishte dizajnuar nga Giuseppe Merosi dhe ka 70 kuaj fuqi. Ajo nuk pati shumë sukses pasi Italia po përballej me kaos politik dhe ekonomik gjatë periudhës së pasluftës së Parë Botërore.

Si rezultat, të gjitha 50 njësitë e prodhuara ishin dërguar në Australi.