Kosova

Ambasada e Kosovës në Zvicër ngushëllon familjen Haradinaj

Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër, ka ngushëlluar familjen Haradinaj për vdekjen e Hilmi Haradinajt, babain e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.

Në letër ngushëllimin e ambasadës, thuhet se ambasadorja Nazane Breca, u shpreh ngushëllimet e thella e të sinqerta Kryeministrit Ramush Haradinajt dhe gjithë famijes Haradinaj.

“Hilmi Haradinaj ishte burrë i fortë dhe i urtë i Kosovës, i cili i ka dhënë aq shumë lirisë dhe shtetit tonë të ri. I përjetshëm qoftë kujtimi për Hilmi Haradinajn!”, thuhet në ngushëllimin e Ambasadës së Kosovës në Zvicër.

Mbrëmjen e kaluar babai i kryeministrit Ramush Haradinaj ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje.