Maqedonia

Ambasada e Zvicrës na kujton imazhin e turpshëm dhe të shëmtuar të Maqedonisë

Ambasada e Zvicrës kërkon që Deponitë të jenë pjesë e kaluar e historisë. Të gjithë mund të ndihmojmë nga vetja jonë.

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, Ambasada e Zvicrës në Maqedoni, e cila në mënyrë konstante është përfshirë në pastrimin e vendit tonë të ndotur, në faqen e tyre zyrtare në FB, ata kanë shkrepur disa foto gjatë kohës së pastrimit të vendit, informon albinfo.ch.

“Sot ne festojmë #EarthDay2018! Maqedonia është vend i bukur me peizazh të klasës botërore. Por aty ka pak anë të bukura. Po publikojmë disa fotografi të udhëtarëve tanë nëpër Maqedoni. Kjo ka thyer zemrën tonë dhe duam të punojmë sëbashku që deponinë e egra të jenë çështje e së kaluarës. Një nga projektet tona më të fundit konsiston me mbështetjen e rajonit të Pologut, për të përgatitur Planin Rajonal të Menaxhimit të Mbetjeve. Cilët janë idetë tua për të mbrojtur natyrën e bukur të Maqedonisë? Të gjithë mund të jemi pjesë e saj,” shkruajnë nga Ambasada e Zvicrës.