Shkurt.ch

Antonio Tajani, president i ri i Parlamentit Evropian

Eurodeputeti italian, Antonio Tajani, është presidenti i ri i Parlamentit Evropian, njoftojnë mediat nga Parisi, transmeton albinfo.ch.

Për zgjedhjen Tajanit deputetët kanë votuar rundin e katërt. Në rundin e fundit Tajani ka marrë 351 vota, ndërsa Gianni Pittella nga radhët e socialistëve dhe demokratëve 282 vota, ndërsa 80 fletëvotime ishin të pavlefshme.

Antonio Tajani tha se do të jetë president i të gjithë deputetëve dhe do të respektojë të gjitha grupet, duke pasuar në detyrë Martin Schulz.

Tajani ka një përvojë solide politike. Ai ishte komisioneri i BE-së për trafik nga viti 2008 deri në vitin 2010, dhe Komisioneri i Industrisë nga viti 2010 deri në vitin 2014. Tajani ka hyrë në Parlamentin Evropian në vitin 1994. Më pas ai u bë anëtar themelues i partisë Forza Italia të ish-kryeministrit italian, Silvio Berluskoni.