Autotech

Apple kërkon falje për ngadalësim të iPhoneve

Apple ka kërkuar falje pas kritikave për pranim se i kishte ngadalësuar qëllimisht telefonat e vjetër.

Kompania tani ka thënë se do t’i zëvendësojë më lirë bateritë dhe do të mundësojë përmes një programi softuerik gjatë vitit 2018 që përdoruesit të mund të monitorojnë bateritë e tyre.

Disa klientë kishin dyshuar qe një kohë të gjatë se Apple ngadalëson iPhonet e vjetër me qëllim që të inkurajojë përdoruesit të dalin në pajisje të reja. Apple e pranoi ngadalësimin, por tha se e ka bërë për shkak të zgjatjes së jetës së një pajisjeje, transmeton Albinfo.ch.

Tani kompania në uebfaqen e vet ka thënë se do të reduktojë çmimin për zëvendësim të baterisë nga 79 dollarë në 29 dollarë për një iPhone 6 apo më të ri.

Apple është paditur së paku në tetë raste në SHBA për këtë çështje. Ndaj saj ka pasur akuza edhe në Izrael e Francë.