Lajme

Arrestohet Albin Kurti

Mediet në Prishtinë njoftojnë për arrestimin e liderit shpirtëror të Vetëvendsojes, Albin Kurtit. Jane plasuar edhe fotografitë e para nga ky arrestim.

Policia ka hyrë në selinë e VV-së, pasi ka thyer dyert. Fillimisht janë arrestuar aktivistët që janë gjendur aty dhe reporterët tashmë konfirmojnë edhe arrestimin e Albin Kurtit, njofon rtklive.com.

Më parë policët kishin rrethuar seline e Vetëvendosjes dhe një numër aktivistësh po qëndronin aty në mbrojtje të Kurtit pasi që protesta në shesh kishte përfunduar pa incidente dhe e qetë. Ata po fjaloseshin me policinë dhe skandonin drejt saj slogane si “Mos i mbroni hajnat” etj.