Kosova

Arrestohet pasi godet me veturë zyrtarin policor

Gjatë arrestimit  i dyshuari ka rezistuar dhe ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor i cili është dashur të merrte trajtim mjekësor

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Prishtinë pasi ai ka goditur me makinë një zyrtar policorë, transmeton albinfo.ch. Policia po ashtu thotë se i dyshuari ka rezistuar gjatë arrestimit ndërsa i janë sekuestruar një armë dhe 15 fishekë.

“Raportohet se njësiti policor ka tentuar të ndalojë veturën me targa lokale,  mirëpo drejtuesi i veturës nuk është ndalur dhe me pasqyrë të veturës ka goditur një zyrtar policor. Njësiti policor, më pas  ka arriteur ndalojë veturën të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull K-Shqiptar.  Gjatë arrestimit  i dyshuari ka rezistuar dhe ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor i cili është dashur të merrte trajtim mjekësor.

Në një çantë të cilën e posedonte i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë me një karikator dhe 15 fishekë”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër te prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.