Fun

Bebe Rexha: Jam vajza e një emigranti shqiptar

“Unë jam vajzë emigrantësh. Nuk do të kisha këtu nëse babai im nuk do të emigronte në Amerikë nga Shqipëria. Amerika është shtëpia e të lirëve. Mjaft së shkatërruari ëndrrën amerikane”, ka thënë Bebe Rexha

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha gjithmonë tregon për prejardhjen e saj shqiptare. Ajo ditë më parë doli me flamurin kombëtar në skenë, derisa edhe para banesës së saj në Nju Jork kishte dal me flamurin kombëtar, njofton albinfo.ch.

Bebe së fundi ka kundërshtuar disa herë politikën e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i ndalur emigrantët të shkojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rexha ka thënë se edhe ajo është bijë e emigrantëve, dhe nuk duhet shkatërruar ëndrra amerikane.

“Unë jam vajzë emigrantësh. Nuk do të kisha këtu nëse babai im nuk do të emigronte në Amerikë nga Shqipëria. Amerika është shtëpia e të lirëve. Mjaft së shkatërruari ëndrrën amerikane”, ka shkruar Bebe Rexha në rrjetin e saj social “Facebook”.