Sport
Behrami nuk pyet as klubin për të luajtur për Zvicrën
Mesfushori shqiptar Valon Behrami ka treguar se është në gjendje të sakrifikojë gjithçka për Zvicrën.
Edhe pse i lënduar, ai është grumbulluar me helvetikët për dy ndeshjet e “Play-off”-it ndaj Irlandës Veriore.
Madje, klubi i tij italian, Udinese nuk ka qenë aspak dakorde që Behrami të luajë në këto dy ndeshje, përcjell albinfo.ch.
“Kam shumë presion nga klubi im. Skuadra dëshiron që unë të mos rrezikoj.
Unë i kam treguar trajnerit të Udineses dhe klubit se këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme për mua”, theksoi mesfushori shqiptar, raporton ‘Blick’.
Ai mund të mos luajë në ndeshjen e parë, derisa atë të kthimit po. “Unë vendosi nëse do të luaj apo jo. Unë e marr përgjegjësinë për këtë. Gjithmonë unë e them fjalën e fundit. Këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme për karrierën time”, deklaroi Behrami.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën