Uncategorized

“Blick” mbështet festën e Xhakës dhe Shaqirit

"Blick" kërkon t’i dërgohen sa më tepër foto të personave të cilët do ta mbështesnin shqiponjën dykrenare, duke i dërguar asaj foto me shenjën e shqiponjës

E përditshmja zvicerane “Blick” ka shkruar shumë në lidhje me shqiponjën dykrenare, të cilën Xhaka dhe Shaqiri e bënë me duar gjatë festimit të golave të tyre.

Një gjest i cili ka shkaktuar reagime të shumta në opinion zviceran e më gjerë.

Me këtë rast, “Blick” kërkon t’i dërgohen sa më tepër foto të personave të cilët do ta mbështesnin shqiponjën dykrenare, duke i dërguar asaj foto me shenjën e shqiponjës, përcjell albinfo.ch.

Në Zvicër dhe më gjerë po vazhdon debati për festimin e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit me shqiponjë.

Mediat e shumta ndërkombëtare kanë shkruar për festën e dy futbollistëve me shqiptarë ndaj Serbisë, ku Zvicra fitoi me rezultat 2:1.