Lajme

Brukseli e njeh Zaevin si kryeministër, e fton në darkën e liderëve ballkanik

Ndonëse Zaev është ende vetëm mandatar për formimin e qeverisë së re, ai nesër është ftuar si një nga gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor

Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar si kryeministër i Maqedonisë, Zoran Zaev është ftuar në Bruksel nga përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federika Mogerini në darkën joformale bashkë me kryeministrat tjerë të rajonit. Zaev do të marrë pjesë si kandidat i “përcaktuar për kryeministër”.

Këtë ftesë e ka konfirmuar zëdhënësja e Mogerinit, Maja Kocijançiç, sipas të cilës, në darkën e nesërme do të bisedohet rreth ngjarjeve të fundit në rajon dhe të shihet se si të gjitha vendet mund të shkojnë përpara. “Darka gjithashtu do të jetë vazhdim i vizitës së Përfaqësueses së Lartë, Mogherini në rajon në mars të këtij viti” është shprehur Kocijançiç.

Në darkën joformale në Bruksel përveç mandatarin Zoran Zaev të ftuar në darken joformale janë edhe kryeministrat e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës.