Bota

Bum ndërtimesh në Gjermani

Numri i lejeve të lëshuara për ndërtimin e shtëpive është rritur me 20 për qind në vitin 2016, tha ministrja gjermane, Barbara Hendricks.
Siç njoftojnë mediat nga Berlini, rritja e numrit të kërkesave për ndërtimin e banesave në Gjermani vjen për shkak të rritjes së popullsisë, rritjes së sigurisë në punë dhe shpenzimet rekorde të ulëta të huamarrjes.

Në vitin 2016 Gjermania ka lëshuar licenca për më shumë se 380 mijë ndërtesa dhe u shtuan rreth 70 mijë objekte të reja të banimit. Numri i lejeve për ndërtesa në Gjermani është rritur në vitin 2000. Ndërtimi është një nga faktorët më të rëndësishëm për zgjerimin ekonomik në Gjermani, ku rritja 1.9% të PBB-së lidhet me një të gjashtën ose 0.3 për qind për shkak të bumit të ndërtimit.

Deri në vitin 2020 Gjermanisë i duhet edhe rreth 350 mijë shtëpi të reja për t’i plotësuar nevojat e tregut.