Turizëm
Bum turistik në Evropë
Të gjitha vendet evropiane në pesë muajt e parë raportuan një rritje të madhe të numrit të turistëve, ka njoftuar Komisioni Evropian për udhëtime (European Travel Commission – ETC) me seli në Bruksel, transmeton albinfo.ch.
Në anketën e korrikut, sipas numrit të vizitave, Islanda është më e vizituara, gjë që këtë vit regjistroi 5.7 për qind më shumë turistë të huaj sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Islanda, siç thonë ata nga ETC, është aktualisht destinacioni turistik më i vizituar në Evropë, rritja e vizitave turistike në këtë vend nordik është realizuar për të shtatin vit me radhë. Rreth një e katërta më shumë vizitave numërohen në Malin e Zi, përcjell albinfo.ch. Vizitat në Maltë janë rritur me 23 për qind, në Qipro me 18 për qind. Rritja në Finlandë u regjistrua gjithashtu me 18 për qind, ndërsa Portugalia, Serbia dhe Kroacia arritën rezultate jashtëzakonisht të mira të turizmit, ku rritja e vizitorëve të huaj ishte 15 për qind.
Ulje në vizitat turistike është regjistruar vetëm në Turqi, pasi që numri i vizitave nga mysafirët e huaj në pesë muajt e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është ulur me 8 për qind, kryesisht për shkak të situatës së pasigurt politike në vend.
Për shkak të forcimit të rritjes ekonomike në Evropë, rrjedha e turistëve ka vazhduar. Kështu, për shembull, turistët britanikë, gjermanë, francezë dhe italianë u janë kthyer vendeve në të cilat ata mund të përballojnë më shumë, si Bullgaria. Vendet ballkanike dhe baltike gjithashtu kishin një rritje të lartë të numrit të vizitave dhe netëve të shpenzuara nga turistët e huaj. Në pesë muajt e parë të këtij viti, vizitorët në Bullgari u rritën me 26 për qind, në Letoni me 23 për qind dhe në Poloni me 21 për qind.
Pavarësisht kërcënimeve nga sulmet terroriste, Evropa mbetet destinacioni më i sigurt turistik në shkallë globale.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën