Bota

Burka të ndalohet në kopshte dhe shkollat fillore

Ministri i arsimit në Austri Heinz Faßmann (ÖVP) është këshilluar nga kancelari Sebastian Kurz (ÖVP): deri në verë duhet të ketë ndalesë të mbulesës në kopshtet e fëmijëve dhe shkollat publike, shkruan “Der Standard”.

Vendimi, i cili do miratohet me ligj, nuk dihet akoma nëse do vlejë edhe për shkollat privata, megjithatë prek vetëm vajzat deri në moshë 10 vjeç, përcjell albinfo.ch.

E hapur mbetet edhe nëse ligji do miratohet me dy të tretat ose me shumicë të thjeshtë. Qeveria austriake përbëhet nga partia e djathtë ÖVP dhe ekstremistët e djathtë FPÖ.