Kosova

Buxheti për vitin 2018 pritet të votohet të dielën

Në mungesë të votave për Buxhetin 2018 Kuvendi ka vendosur që kjo çështje të votohet ditën e diel, por që me këtë nuk janë pajtuar deputetët e opozitës.

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se nuk e di si do ta kalojë të dielën buxhetin pozita, kur nuk po mund ta kalojnë gjatë ditëve të punës.

Ndërsa shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se duhet të sigurohen që i kanë 61 vota dhe ta hedhin në votim dhe të mos kërkojnë votat e opozitës.

Shumë deputetë të optikës kanë kritikuar pozitën se nuk po mund të marrë vendime të mëdha në mungesë të votave. Por grupet parlamentare PDK, AAK, Nisma për Kosovën dhe Lista serbe u pajtuan që seanca të mbahet të dielën.