Shkurt.ch

Cyrih: Marilyn Manson goditet me shishe në vesh

Ndonëse është dashur të shkonte në spital për të qepur plagën e pësuar në vesh, këngëtari nuk e lëshon rastin pa rrahur gjoks: "Sidoqoftë, unë kam qenë fituesi”

 

Marilyn Manson, rokeri i njohur për skandale është përfshirë padashur në një konflikt në Cyrih, një ditë para koncertit që do të mbante në Bazel.

 

Me këtë rast ai ka pësuar një lëndim në vesh. “Gjatë këtij konflikti shumë të rrezikshëm jam qëlluar me një copë qelqi”, ka thënë Manson në facebook.

 

Atij i është dashur të shkonte në spital për të qepur plagën në vesh. Por, këngëtari nuk e lëshon rastin pa rrahur gjoks: Sidoqoftë, unë kam qenë fituesi”.

 

Përkundër të gjithave, koncerti në Bazel është zhvilluar normalisht. Gjatë ditëve të ardhme Manson do të shfaqë koncerte në Rusi, Ukrainë dhe Bjellorusi.