Lajme

Dhuna në Parlamentin maqedonas në fokus të mediave botërore

Mediat botërore raportojnë se si persona me maskë hynë në Parlament dhe kanë rrahur e gjakosur deputetët

Dhuna që shpërtheu nga protestuesit maqedonas në Parlament ka marrë jehonë të madhe, dhe është raportuar edhe në mediat ndërkombëtare, njofton albinfo.ch.

 

“Reuters” ka raportuar për dhunën, duke theksuar se protestuesit ishin shumë të acaruar, pasi Xhaferi është zgjedhur kryeparlamentar.

 

“Daily Mail”, shkruan se situata ishte mjaft e tensionuar, kurse e përditshmja “Washington Post”, shkruan për dhunën që ndodhi në Parlament.

 

Mediat tjera raportojnë se si persona me maskë hynë në Parlament dhe kanë rrahur e gjakosur deputetët.

 

45 persona në total ishin të lënduar, pas dhunës në Parlamentin maqedonas. Protestuesit ishin të acaruar që një shqiptar të jetë në krye të Parlamentit.

Dhuna në Parlamentin maqedonas në sytë e mediave botërore