Shqipëria

I digjet vetura ‘shkrum e hi’ për herë të dytë

Për herë të dytë brenda pak ditësh, një automjeti në Vlorë, pronë e 44-vjeçarit Gëzim Dervishi, i është vënë flaka gjatë natës, raportojnë mediat shqiptare.

Pak ditë më parë, makina Audi A4 ishte djegur pjesërisht në vendparkimin përballë bashkisë së qytetit, përcjell albinfo.ch.

Por sot, në mëngjes, mjetit i është vënë flaka përsëri edhe është djegur plotësisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, derisa policia shqiptare nuk ka dhënë detaje tjera në lidhje me këtë rast.

Mediat shqiptare shkruajnë se kjo ishte e qëllimshme, derisa policia me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se po punon për të zbardhur këtë rast.