Shqipëria

Dy të plagosur nga shpërthimi në Shkodër

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur në një automjet në qytetin e Shkodrës, duke i lënë dy persona të plagosur. Shpërthimi ka ndodhur në lagjen “Rus” dhe, përveç të plagosurve, ka pasur edhe dëme materiale.  Policia ende nuk ka dhënë detaje për këtë ngjarje.