CH-Ballkani

Edhe gjermanët shkruajnë për bukuritë e Brezovicës

2300 metra mbi nivelin e detit, gjithçka është shumë e pastër, si ajri, ashtu edhe qielli, derisa peizazhi malor është i mrekullueshëm

br11

Brezovica është njëra nga bukuritë më të mëdha të Kosovës. Mediat e shumta të huaja vazhdojnë të shkruajnë për këtë vend, kurse e fundit ishte ‘rnz.de’, që me reportazh të gjatë tregon gjithçka për këtë vend, përcjell albinfo.ch.

Ajo tregon për banorët e saj, historinë e saj që nga vitet ’70 kur është ndërtuar qendra e skijimit, e deri tek turistët e sotëm, që shumë prej tyre janë edhe të huaj.

Në këtë reportazh gjithashtu tregohet edhe për vendet ku mund të qëndrojnë turistët dhe biznesi nga ky vend.

2300 metra mbi nivelin e detit, gjithçka është shumë e pastër, si ajri, ashtu edhe qielli, derisa peizazhi malor është i mrekullueshëm.

Brezovica gjithashtu është një vend i mirë për ata të cilët janë të pasionuar pas sporteve dimërore dhe është njëra nga arsyet që duhet vizituar, por ofron vende edhe për familjarë.

 

KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE...

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e albinfo.ch dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://www.albinfo.ch/edhe-gjermanet-shkruajne-per-bukurite-e-brezovices/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin. Redaksia e albinfo.ch.