Bota

Ekonomia më e madhe e Evropës, sërish në rritje

Shifrat zyrtare tregojnë për një rritje të fuqishme të ekonomisë më të madhe të Evropës në tre muajt e parë të vitit.

Duke iu përshtatur prodhimit të brendshëm bruto (GDP), ekonomia e Gjermanisë në tremujorin e parë u rrit me 0.6 për qind, thotë “Destatis”, përcjell albinfo.ch.

Rritja është në përputhje me parashikimet e analistëve të kompanisë “Faktset Research”.

Të dhënat tregojnë se aktiviteti ekonomik në Gjermani u përshpejtua në tremujorin e parë të këtij viti, pas rritjes së dobët në gjysmën e dytë të vitit të kaluar (vetëm 0.2 për qind në 0.4 për qind).

Shkëmbimi i jashtëm tregtar ka shënuar edhe një rritje të fuqishme dhe ritmi i rritjes së eksporteve ka tejkaluar rritjen e importeve.

GDP gjermane në tremujorin e parë u rrit me 1.7 për qind.