Bota

Ekonomia po lulëzon ndërsa pagat po vendnumërojnë!

Një studim i realizuar nga fondacioni ”Hans-Böckler-Stiftung”, i afërt me sindikatat, pagat reale në 28 shtetet anëtare të BE-së gjatë këtij viti do të kenë një rritje fare simbolike, prej 0.4%

Pothuajse të gjitha shtetet evropiane aktualisht gjenden në një fazë të zhvillimit të hovshëm ekonomik, njofton ntv.de. Por të punësuarit në këto vende nuk përfitojnë pothuajse fare nga gjendja e mirë të cilën po e kalojnë ekonomitë e vendeve përkatëse.

Një studim i realizuar nga fondacioni ”Hans-Böckler-Stiftung”, i afërt me sindikatat, pagat reale në 28 shtetet anëtare të BE-së gjatë këtij viti do të kenë një rritje fare simbolike, prej 0.4%.

Me rritjen prej 1.9 për qind të pagave në vitin 2016 dhe me parashikimin e rritje prej 0.8 për qind për vitin 2017, Gjermania qëndron mbi mesataren e BE-së në këtë aspekt, transmeton albinfo.ch. Por, kur të bëhet “pastrimi” nga efekti i inflacionit, kjo rritje mbetet sërish shumë e ulët.