Shkurt.ch

Ekspertët: Cigarja elektronike, efikase për parandalimin e duhanit

Sipas tyre, duhet një përshkrim diferencues sa i përket potencialit rrezikues për shëndetin, kur flasim për cigaret elektronike dhe burnotin (Snus)

Cigaret elektronike duhet të pranohen si një instrument efektiv në parandalimin e shprehisë së duhanpirjes. Avullimi është më i mirë se djegia, është arsyetimi që Federata e ekspertëve të varësive bën në kërkesën e saj për ndryshimin e kursit në politikën e duhanit, njofton sda.ch.

Në sfond të kësaj kërkese është konsultimi i pritshëm i ligjit të ripunuar për prodhimet e duhanit në Zvicër, transmeton albinfo.ch Politika e parandalimit të duhanit deri tash ka pasur si synim ekskluzivisht ndërprerjen e duhanpirjes, por, tash, përfaqësuesit e shoqatave të ekspertëve të varësisë po kërkojnë që të shtohet edhe aspekti i zvogëlimit të dëmit.

Sipas tyre, duhet një përshkrim diferencues sa i përket potencialit rrezikues për shëndetin, kur flasim për cigaret elektronike dhe burnotin (Snus).