Fun

Erjona dhe Blerimi pushojnë në Itali

Bukuroshja shqiptare, ka filluar pushimet në Formentera së bashku me bashkëshortin e saj Blerim Xhemaili, teksa ajo duket në një formë të shkëlqyer

Erjona Sulejmani i ka befasuar të gjithë me pamjen e saj në Kampionatin Evropian, madje në disa media ka fituar edhe “kurorën” e vajzës më të bukur që është parë në tribuna, shkruan albinfo.ch.

erjonaa

Bukuroshja shqiptare, ka filluar pushimet në Formentera së bashku me bashkëshortin e saj Blerim Xhemaili, teksa ajo duket në një formë të shkëlqyer. Ajo ishte në qendër të vëmendjes për shkak të bukurisë së saj dhe sa herë luante Zvicra ajo ishte në qendër të vëmendjes.

Por, bukuroshja shqiptare që ka edhe një djalë me Blerimin, i cili quhet Luan, është dalluar edhe në stërvitjet e Zvicrës. Kjo Përfaqësuese u eliminua në 1/8 e finaleve nga Polonia. Xhemaili pritet të kthehet në Genoa, ku u paraqit si u huazuar nga Galatasaray.

erjona