Bota

Evropa së shpejti goditet nga moti i ftohtë

Moti i ngrohtë i ditëve të fundit do të marrë fund në vikend, pasi një valë e ftohtë pritet të godasë pjesën më të madhe të Evropës.

Sipas “MeteoAlb”, ajri do të zhvendoset nga Siberia drejt Rusisë, ndërsa gjatë ditëve të para të javës do të godasë edhe pjesën tjetër të Evropës, përfshirë Gadishullin Ballkanik, transmeton “Top-Channel”.

Kjo po konsiderohet ngjarje e jashtëzakonshme atmosferike për shkak të temperaturave të ulëta, por edhe për shkak se ato po ndodhin në periudhën e fundit të dimrit.