Bota

Evropa, me shkallën më të ulët të papunësisë që nga 2008

Në Republikën Çeke shkalla e papunësisë është 2.7 për qind, sipas të dhënave të Eurostat

Ndër vendet e BE-së numri më i madh i të papunëve është në Greqi, ku shkalla është 21 për qind, ndërsa në Republikën Çeke shkalla e papunësisë është 2.7 për qind, sipas të dhënave të Eurostat.

Në vendin e dytë mes vendeve me papunësinë më të madhe është Spanja, me 16.7 për qind dhe në krye, kur bëhet fjalë për papunësinë, janë Italia dhe Kroacia.

Një numër të vogël të papunëve, me përjashtim të Republikës Çeke, e ka Gjermania me 3.6 për qind dhe Malta me 4.1 për qind.
Sipas të dhënave të Eurostat për shtator, shkalla më e ulët e papunësisë që nga nëntori 2008 është regjistruar në BE, më shumë që 7.5 për qind.

Në eurozonë papunësia është pak më e lartë, duke përbërë 8.9 për qind, që është rezultati më i mirë që nga janari i vitit 2009.