Integrimi
Faton Durmishit nuk i mjaftojnë votat të bëhet deputet i Kantonit
Faton Durmishit, kandidatit të vetëm dhe të parë shqiptar që deri tash ka kandiduar për SVP/UDC, nuk i mjaftuan 6944 votat e mbledhura nga elektorati në zgjedhjet për Parlamentin e Kantonit të Ticinos.
Kanë mbetur edhe tri komuna për t’i numëruar votat, por shqiptaro-zvicerani Faton Durmishi nuk do të mund të jetë pjesë e Parlamentit të Tesinës.
“Megjithatë, rezultati është shumë i kënaqshëm, duke marrë parasysh që sivjet dalja në votime ka qenë më e lartë, sepse për herë të parë votohet edhe me postë, pastaj konkurrenca brenda partisë ka qenë shumë më e fortë për shkak të koalicionit me partitë e ndryshme që kanë konkurruar bashkë në zgjedhjet e sivjetme”, thotë për albinfo.ch Remi Durmishi, nga shtabi zgjedhor i Fatonit.
Gjithashtu ky koalicion përbën diku vetëm rreth 6 % të votave, ndërsa Fatoni ka marrë gjithsej deri tani 6944 vota.
Por, udhëheqësit e tri partive që përbëjnë koalicionin kanë marrë deri 13000 vota. Ndërsa me këtë përqindje koalicioni do të marrë gjithsej 5 ose 6 deputetë.
Vlen të theksohet që është hera e parë që një shqiptar kandidon për Parlament në Tesinës.
Dhe është për t’u vlerësuar që përkrahja, sidomos e bashkatdhetarëve, ka qenë shumë e fuqishme!
“Gjithashtu Fatoni ka marrë vota nga të gjitha anët e Ticinos”, thonë në Shtabin zgjedhor të Faton Durmishit.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriFaton Durmishi
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:Zvicër
- Profesioni:Politikanë
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën