Kultura

Filmi “The Artist”, me më së shumti çmime Oscar

Në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Oscar, të mbajtur të dielën mbrëma në Hollywood, më së shumti çmime ka fituar filmi francez pa zë “The artist”.

Ai ka fituar çmimin Oscar si filmi më i mirë në përgjithësi pastaj regjisori i tij, Michael Hazanavicius është shpërblyer me Oscar për regjinë më të mirë. Po kështu për rolin më të mirë të mashkullit është shpërblyer protagonisti i këtij filmi, Jean Dujardin”.

Ndërkaq, për rolin më të mirë të femrës, çmimin Oscar e ka fituar një aktore e një filmi tjetër. Është fjala për Meril Streep, e cila është shpallur aktorja më e mirë, me rolin e saj në filmin “The Iron Lady” ku ajo luan rolin e Maragret Thatcher.

Çmimin Oscar për rolin më të mirë dytësor të mashkullit e ka fituar Christopher Plummer nga filmi “Beginners” ndërsa të njëjtin çmim për rolin e femrës, Octavia Spencer nga “The Help”.