Shqipëria

Franca i rekomandon disa masa Shqipërisë për fenomenin e azilkërkuesve

Parashikohet që Policia shqiptare t’u kërkojë homologëve malazezë, atyre kosovarë dhe të Maqedonisë të intervistojnë që çdo qytetar shqiptar që viziton një vend anëtar të BE-së përmes territorit të tyre

Qeveria franceze ka nis të marrë masa serioze për fenomenin në rritje të  azilkërkuesve nga Shqipëria.

Franca i ka ngarkuar disa detyra autoriteteve shqiptare për të frenuar këtë fenomen. “Top Channel” ka siguruar dokumentin e marrëveshjes së arritur në muajin korrik në Paris, gjatë takimit të Ditmir Bushatit dhe Fatmir Xhafajt me ministrin e Brendshëm francez, Gerard Collomb, përcjell albinfo.ch.

Në planin e veprimit parashikohet që Policia shqiptare t’u kërkojë homologëve malazezë, atyre kosovarë dhe të Maqedonisë të intervistojnë që çdo qytetar shqiptar që viziton një vend anëtar të BE-së përmes territorit të tyre.

Autoritetet franceze kërkojnë që në Shqipëri të zhvillohet edhe një fushatë sensibilizuese për masat ndëshkuese dhe dëmet që i shkaktohen vendit nga ky fenomen.

Franca do të mbështesë nga ana logjistike policinë e kufirit, ndërkohë që do të ngrihet edhe një grup pune i përhershëm nën drejtimin e zëvendësministrave përkatës të Brendshëm.