Zhvillim
Francezët, dokumentar për skijimin në Kosovë
“Bon Appetit Ski” kanë realizuar dokumentarin 15 minutësh “S’ka problem”, pjesën më të madhe në Brezovicë, atje ku edhe ushtrohet skijimi
Një grup i skiatorëve nga Franca kanë ardhur në Kosovë për të realizuar një dokumentar për motin dhe atmosferën që mbizotëron në këto ditë me borë, raporton albinfo.ch.
“Bon Appetit Ski” kanë realizuar dokumentarin 15 minutësh “S’ka problem”, pjesën më të madhe në Brezovicë, atje ku edhe ushtrohet skijimi. Ekipi duket se ka kënaqësi dhe moment të mira në këtë udhëtim. Në dokumentar flitet edhe për influencën amerikane, ndërsa shihet edhe obelisku NewBorn dhe pjesë tjera të kryeqytetit.
Ata kanë treguar fillimisht rrugën dhe vështirësitë për të mbërritur në Brezovicë, e më pas edhe si kanë skijuar atje, duke shfaqur në mënyrë perfekte bukurisë e Brezovicës, por edhe Kosovës.
Ata gjithashtu kanë treguar për Prishtinën, ku është edhe statuja e ish-presidentit Bill Clinton, si dhe kanë treguar për jetën në Kosovë, duke e përshkruar si shumë të vështirë, derisa kanë treguar edhe historinë se si është pavarësuar.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën