Turizëm
Fshatrat në Shqipëri që pritet të shndërrohen në mrekulli turistike
Rritja e turizmit ka rritur në Shqipëri ka rritur edhe investimet në zonat turistike. Disa fshatra pritet që të shndërrohen në mrekulli, pasi të përfundojnë punimet
Turizmi në Shqipëri po rritet nga viti në vit. Me rritjen e numrit të turistëve të huaj, duhet që edhe kushtet të përmirësohen.
Për këtë është i vetëdijshëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka thënë se në vitin e ardhshëm do të ketë tjera ‘rregulla’ dhe dënime. Ai beson që turizmi do të rritet edhe më shumë.
Në Shqipëri janë disa fshatra turistikë të një niveli të lartë, që po ndërtohen në bregdet. Dy prej tyre kanë marrë statusin e investitorit strategjik. “Green Coast” në Palasë dhe “New Born” në gjirin e Lalzit kapin një vlerë investimi prej gati 80 milionë eurosh, raporton “TCH”.
Ndërkohë, një tjetër resort turistik, “Palasa Bay Resort” është projektuar në gjirin e Dhërmiut, kurse në Jalë do të ndërtohet një kompleks vilash dhe hotelerie. Për të vazhduar po në jug, në Ksamil, ku është projektuar një tjetër fshat i këtij tipi, përcjell albinfo.ch.
Në gjirin e Lalzit po zhvillohet një ndërtim me një sipërfaqe prej 350 mijë metrash katrorë dhe investimi shkon në gati 90 milionë euro. Në fazë procedurash për leje është investimi në Divjakë i Behxhet Pacollit, një investim gjigant me vila, hoteleri dhe port jahtesh.
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën