AUTOTECH

Geely blen afër dhjetë për qind të aksioneve të Daimlerit

Si rezultat, tani Geely është pronari më i madh i Daimlerit me pak më pak se dhjetë për qind të aksioneve të gjigantit gjerma

Geely, kompania kineze prapa  Volvos, ka blerë 9 miliardë dollarë aksione në kompaninë pronare të Mercedes-Benzit, Daimler.

Si rezultat, tani Geely është pronari më i madh i Daimlerit me pak më pak se dhjetë për qind të aksioneve të gjigantit gjerman.

Pronari i kompanisë kineze është Li Shufu, që është pronar edhe i Volvos, Lotusit dhe Polestarit. Ai ka edhe kompani të tjera automobilistike, transmeton Albinfo.ch.

Me 9.69 për qind të aksioneve të blera nga Geely dëshmohet dëshira e kompanisë për bashkëpunim teknologjik në veçanti për automobilat elektrikë.

Mercedes-Benz tashmë ka paralajmëruar se do të bëjë dhjetë modele elektrike të ndryshme deri më 2022.