CH-Ballkani
Gjermanët i japin lamtumirën me lot familjes shqiptare që po dëbohet
Skena është shumë prekëse. Përveç fëmijëve shqiptarë kjo ngjarje ka përlotur edhe disa fëmijë gjermanë që kishin dalë për tu dhënë lamtumirën atyre
Televizioni gjerman NDR ka raportuar për kthimin e një familjeje shqiptare nga Gjermania, një rrëfim ky që ka prekur shumë kënd. Në mbrëmjen e së hënës është dhënë reportazhi në emisionin “Schleswig-Holstein” që paraqet policët derisa po shkonin për të marrë një familje shqiptare 6 anëtarësh për ta dëbuar nga Kirchbarkau.
Skena është shumë prekëse. Përveç fëmijëve shqiptarë kjo ngjarje ka përlotur edhe disa fëmijë gjermanë që kishin dalë për tu dhënë lamtumirën atyre. Siç shihet edhe në reportazh fqinjët kanë përcjell familjen shqiptare deri sa po futeshin në makinë me lot në sy duke kënduar këngën “Amazing Grace”.
Urdhri për të deportuar familjen ka ngjallur zemrim në distriktin e ku banonte familja. Zyra e Emigracionit e qarkut nuk ka pritur vendimin e komisionit që po shqyrtonte dosjen e familjes e cila kishte mbërritur në Gjermani rreth vitit 2014/ 2015. Tashmë dosja do të shqyrtohet nga një tjetër organ më i lartë por kjo nuk e ndihmon familjen pasi ata të martën janë kthyer në Shqipëri.
https://www.youtube.com/watch?v=6Gada2_RESw
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën