Bota

Gjermania, frikë nga hakerët në prag të zgjedhjeve

Qeveria gjermane dhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve u frikësohen sulmeve të hakerëve që synojnë për të manipuluar fushatën elektorale përpara zgjedhjeve parlamentare në shtator.

“Ne jemi të përgatitur dhe do ta evitojmë një sulm të mundshëm hakerësh”, tha kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Dieter Zerejter për “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung”, njofton albinfo.ch.

Ai gjithashtu shton se kemi trefishuar kapacitetin e grupit të punës për t’u mbrojtur nga sulmet e hakerëve dhe ndikimin në fushatën zgjedhore.

Ministri i Drejtësisë, Heiko Maas, gjithashtu ka folur për vitin zgjedhor në Gjermani që mund të jetë object për sulme të dyshuara hakerësh nga jashtë, në veçanti thekson Rusinë.

Edhe presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, paralajmëroi në një intervistë për të përditshmen Die Welt mundësinë e ndërhyrjes së pretenduar nga hakerët rusë në zgjedhjet evropiane.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë që vende të tjera të mos ndikojnë në zgjedhjet në Evropë”, thotë Schulz.